VIDEO | Kualifikohet Boka Zhuniors, çfarë sfidash në gjysmëfinale!

Boka Zhuniors është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës Libertadores, duke kompletuar në këtë mënyrë dy çiftet që do të vijojnë garimin në këtë kompeticion të rëndësishëm për klube në Amerikën Latine.

Argjentinasit kanë barazuar 1-1 në sfidën e dytë kundër Kruzeiros në transfertë, por falë fitores së parë 2-0 arritën të kualifikoheshin me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Në gjysmëfinale Boka Zhuniors do të përballet me brazilianët e Palmeiras, që drejtohen nga kampioni i botës Luis Felipe Skolari.

Një derbi duhet thënë, duke pasur parasysh rivalitetin mes argjentinasve dhe brazilianëve. Por nuk është vetëm derbi Boka Zhuniors-Palmeiras, pasi çifti tjetër gjysmëfinalist është River Plate-Gremio.

Sikurse shihet, ekziston mundësi që për herë të parë në histori të përballen në finalen e Kupës Libertadores River Plate dhe Boka Zhuniors, një klasike e njohur si një nga derbet më të mëdha në botë.

NDESHJA – Kruzeiro duhet të përmbyste humbjen e parë 2-0 kundër Boka Zhuniors dhe sigurisht nuk ishte aspak e lehtë. Gjithsesi u tentua diçka e tillë dhe brazilianët arritën të shënonin në pjesën e dytë me anë të Sasa (58’) vetëm një minutë pasi ai zbriti në fushën e blertë.

Duhej edhe një gol për ta çuar në shtesë, por që nuk erdhi. Gjërat u bënë edhe më të vështirë pas minutës së 81-të, kur Dede mori kartonin e dytë të verdhë dhe e la ekipin e tij me një lojtar më pak.

Më pas në shtesë ishte Pavon ai që në shtesë shënoi golin e barazimit për Boka Zhuniors dhe më pas nuk kishte kohë për asgjë. Gjithçka u mbyll 1-1 dhe ishin argjentinasit ata që festuan kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës Libertadores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online