VIDEO | Kualifikim me vuajtje për Bajernin, Herta ia “bën jetën ferr”

Bajerni i Mynihut ka “prerë biletën” për në fazën çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, pas një ndeshje tejet të luftuar ndaj Hertës së Berlinit që u mbyll me shifrat 3 – 2 për bavarezët.

Takimi filloi me dy gola të shpejtë. Talenti i Hertës, Mitelshtadt zhbllokoi takimin në minutën e tretë, ndërsa Gnabri u kundërpërgjigj vetëm katër minuta më vonë. Bajerni mori kontrollin e lojës dhe gjeti golin avantazhit në fillim të pjesës së dytë me anë të Gnabrit, por Herta i barazoi sërish me anë të Selkës.

Bavarezët vazhduan të krijonin raste të njëpasnjëshme, por finalizimi la shumë për të dëshiruar dhe 90 minutat u mbyllën në barazim 2 – 2. Në minutën e 98-të një kombinacion midis Goreckës, Levandovskit dhe Koman, solli golin e fitores për Bajernin, me francezin Koman, i cili shtyu topin drejt portës së Hertës.

Kupa e Gjermanisë
Herta Berlin 2 – 3 Bajern Mynih
Shënues: Mitelshtadt 3′, Selke 67′ / Gnabri 7′, 49′, Koman 98′

 

Krahas Bajernit të Mynihut, tre ekipet e tjera që u kualifikuan ditën e sotme për në çerekfinalet e turneut të ishin Lajpcig, Augsburg dhe Shalke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *