“Nuk duhet të kemi limite”, Shehi i gëzohet vetëm fitores: Nuk mbaj mend ndonjë derbi që të ketë pasur cilësi

Kryeqyteti këtë mbrëmje vishet i gjithi bardheblu. Shehi fiton duelin e tij me Ilir Dajën, teksa Tirana mposht Partizanin me rezultatin minimal 1-0. Tirana udhëheq tashmë tabelën e klasifikimit, ndërsa të kuqtë zhyten më thellë në krizën e madhe që i ka mbërthyer këtë fillim sezoni. Në përfundim të ndeshjes protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”.

Shehi (Tirana): “Ndryshuam që 7 minutat e fundit të pjesës së parë, sepse menduam se kundërshtari do të luante me modul tjetër. U shprehëm më mirë 4-3-3. Jo çdo gjë shkon perfekt, por e rëndësishme është që fituam derbin. E kam thënë edhe herë të tjera dhe e përsëris, nuk duhet të kemi limite. Individë të veçantë po tregojnë rritje. Dihet çfarë rëndësie ka derbi edhe për vazhdimësinë. Është e rëndësishme edhe për anën psikologjike.

Nga rëndësia që ka derbi është e rëndësishme të marrësh masat mirë në fazën mbrojtëse. Kërkojmë të rrisim cilësinë, të rrisim kualitetet. I kemi ato. Në minutat e fundit u tërhoqëm pak, por është normale. Lojtarët kërkojnë të ruajë rezultatin. Nga mënyra se si dalim në sulm kemi për të përmirësuar. Por mos harroni që është derbi. Në kujtesën time nuk mbaj mend ndonjë derbi që të ketë pasur cilësi. Gjendja emocionale është më e madhe se normalja. Mendoj që është herët. Ka shumë javë në lojë. Më shumë na gëzon vazhdimësia jonë. Kampionati fitohet me skuadrat e vogla bie, sepse kemi 7 të mëdha. Por është shpejt për të nxjerrë Partizanin apo skuadër tjetër nga gara.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online