VIDEO/ Kroacia mban lart nderin e Ballkanit! Kroatët janë të tretët në Botë, mundin Marokun dhe largohen me medalje nga Katari

Kroacia mban sërish lart nderin e Ballkanit. Nga nënkampionë bote 4 vite më parë, tashmë renditen të tretët në Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar. Kroatët e Daliçit kanë mposhtur me shifrat 2-1 Marokun në finalen e vogël të Kampionatit Botëror.

Ballkanasit gjetën shumë shpejt golin, teksa pas një skeme perfekte nga godijta e dënimit në minutën e 7 Gvardioli e dërgoi topin në rrjetë. Por festa zgjati shumë pak, pasi vetëm më pak se dy minuta më vonë Dari ktheu sërish baraspeshën.

Kur po numëroheshin minutat e fundit të pjesës së parë, Orsiç shënon një gol spektakolar që do i jepte edhe fitoren kroatëve. Marku u përpoq të ndryshonte fatin e takimit, por në fund shifrat mbetën të fiksuara në 2-1. Kroacia largohet me medaljen e bronzit nga Katari, duke shenjuar një tjetër sukses nga brezi i artë i tyre. Një arritje e madhe shkon edhe për Marokun, që për herë të parë në histori përfundon mes 4 më të mirëve të globit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online