“Mendova se Santos do e kishte përqendruar ekipin te Ronaldo“! Neville harron kritikat dhe tani mbron CR7-n: Ka ndodhur diçka gjatë turneut

Gary Neville ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldos. Duke folur për “Sky Sports”, ish-mbrojtësi anglez ka vënë theksin te fakti se Argjentina e ka rrotulluar lojën e saj rreth Messi-t dhe të njëjtën që duhet të bënte Portugalia me Ronaldon. Një deklaratë e papritur e Neville-it, që pak kohë më parë ka kritikuar Ronaldon për paraqitjet e tij.

“Messi është menaxhuar nga Argjentina për sa i përket mënyrës sesi pjesa tjetër e grupit ka arritur rreth tij, dhe ata luajnë plotësisht me pikat e tij të forta. Ndërsa me Portugalinë dhe me Santosin, që e njeh Cristianon për kaq shumë kohë, mendova se ai do të kishte bërë të njëjtën gjë.

Më duket sikur diçka ka ndodhur brenda turneut që do të thotë se plani ka ndryshuar dhe Santos ka menduar: “Duhet të të lë jashtë”. Por sapo të lini jashtë Cristiano-n, nuk është thjesht lënia e një lojtari jashtë, por bëhet një histori globale. Më erdhi keq për Cristianon në fund, kur ai po ecte në atë tunel i përlotur. Ky nuk është kurrë një imazh i mirë. Ju e dini se ai po mendon, ‘kaq ishte, unë nuk do të luaj më në këtë turne’. Unë nuk do ta klasifikoja atë si një nën-arritje nga Ronaldo, do të thosha se është një arritje e tepruar që ai po bën në moshën 37-vjeçare, është thjesht mënyra se si përfundoi me daljen e tij jashtë skuadrës”, ka deklaruar Gary Neville./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online