Anglia ka arritur që të marrë tre pikët e para në grup duke fituar në shifrat 1-0 kundër Kroacisë. Kombëtarja ballkanike ishte tërësisht e pafuqishme për të reaguar ndaj “tre luanëve”. Megjithatë edhe këta të fundit nuk kanë zhvilluar një ndeshje për t’u admiruar. Foden goditi shtyllën në minutën e 5 dhe gjithë pjesë e parë ishte për t’u harruar teksa nuk u numërua asnjë mundësi tjetër e rrezikshme.
Goli për Anglinë erdhi në minutën e 57 falë ideimit të saktë të Philips dhe Sterling që arriti të kalonte portierin e Kroacisë. “Tre luanët” kishin edhe dy mundësi të pastra me Sterling dhe Kane për të dyfishuar shifrat, por pa ia dalë. Nga ana tjetër Kroacia është parë e pafuqishme dhe tërësisht larg nivelit të pritur. /Sport Ekspres/