Shkëndija është mposhtur nga Dudelanzh me rezultatin 1-2 në ndeshjen e parë kualifikuese mes tyre, e vlefshme për Europa League. Djemtë e drejtuar nga Qatip Osmani e nisën shumë mirë takimin, duke shënuar që në minutat e para.
Në minutën e 7-të të takimit, kuqezinjtë kalojnë në avantazh falë një goli të Agim Ibraimit me penallti, por më pas janë përmbysur nga miqtë. Fillimisht, është portieri Rexhepi ai që bëri nëj gafë, duke i dhuruar golin e barazimit miqve.
Ndërsa në minutën e 68-të, Danel Sinani shënon me penallti, duke i dhënë fitoren Dudelanzh dhe duke ia bërë kualifikimin edhe me të lehtë në ndeshjen e kthimit, që luhet në Luksemburg pas një jave.
DIREKT | Shkëndija – Dudelanzh 1-2
A. Ibraimi (p) 7’ / Betaieb 64′, Sinani (p) 68′