VIDEO/ Kosova rregullon statistikat në fitoren me San Marinon, reagimi epik: Na shënoi njëri si Jezusi

Kosova ka kaluar me sukses testin e parë miqësor, teksa rregullon statistikat me me fitoren 4-1 kundër San Marinos. Të katër golat gjatë këtij takimi mbajnë firmën e një lojtari, Vedat Muriqit. “Pirati” shqiptar shfryn gjithë zhgënjimet e pësuar te Lacio kundër San Marinos.

Fillimisht sulmuesi dardan do të gjente rrjetën në minutën e 28, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë dyfishon rezultatin. Pjesën e dytë do e niste po atje ku e la, teksa i mjaftoi vetëm një minutë për të përshëndetur përsëri rrjetën. Ndërkohë goli i katërt erdhi nga pika e bardhë e penalltisë, ku Muriqi u tregua i saktë përballë portierit kundërshtar. San Marino kundërpërgjigjet në minutën e 85 me Tomasinin, por fati i takimit ishte vulosur tashmë.

Megjithatë kjo miqësore pati edhe një moment humori në rrjetet sociale, ku si protagonist ishte pikërisht Vedat Muriqi. Një faqe satirike e tifozëve të San Marinos vjen me një reagim epik për pamjen fizike të sulmuesit shqiptar, të cilin e krahason me Jezusin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online