Fantastike/ Tuchel nuk gabon kurrë me nuhatjen, Armando Broja do të provohet tek Chelsea

Chelsea ka arritur që të fitojë Champions League kundër Manchester City-t. Trajneri Tuchel është një histori suksesi tek blutë e Londrës ku në pak kohë arriti që t’i mposhtë të gjithë teknikët më të mirë në Europë.

Tuchel nuk gabon kurrë! Sa i përket sezonit të ardhshëm trajneri i Chelsea-t ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të parë aftësitë e gjithë lojtarëve dhe pa i shpëtuar asgjë nga sytë.

Më konkretisht është vendosur që të gjitha huazimet e Chelsea-t do të provohen në ndeshjet miqësore gjatë përgatitjes për sezonin e ardhshëm. Këtu futet edhe Armando Broja që shkëlqeu me Viteshen në sezonin e parë në futbollin profesionist. Tashmë sulmuesi shqiptar e ka vetë në dorë fatin e tij për të mbetur gjatë te blutë e Londrës dhe që të mos e provojë një tjetër huazim te Viteshe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online