VIDEO/ Kombëtarja nuk harron gjendjen e futbollit në Shqipëri, Bekim Balaj bën thirrje publike

0

Kombëtarja nuk e harron gjendjen në Shqipëri sa i përket momentit të vështirë që ndodhet futbolli ynë. Ndërsa në të gjitha shtetet kanë nisur kampionatet, kjo nuk ka ndodhur në vendin tonë. Jo për shkakun e Koronavirusit dhe situatës anormale që jemi duke përjetuar prej kohësh, por për shkakun se Qeveria nuk ka miratuar 4 pikat që ndihmojnë më tepër klubet shqiptare që të mos diskutojnë më mbijetesën.

Sinjalet pozitive kanë ardhur dhe shpresa për ndryshimin e situatës ekziston, por vetëm në fjalët e thëna nga ana e Fidel Yllit, përfaqësuesit të Qeverisë për të zgjidhur këtë çështje. Ende mungon një hap konkret dhe fakt i kryer për zgjidhjen e çështjes, ndërsa këtë herë është Bekim Balaj që bën një thirrje publike. “Futbollin e kemi krenari kombëtare dhe tani më shumë se kurrë duhet t’i gjendemi pranë. I bëj thirrje Qeverisë që të hedhi sytë më shumë nga futbolli”, ka thënë Balaj. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.