Shfaqja sapo filloi! “Fati i madh i Bolonjës që nuk jam 20-vjeç”, Ibrahimoviç është epik: Linda i vjetër dhe do vdes i ri

0

Nga Klaudio Ndreca

Shfaqja vetëm sapo ka filluar! Kjo është e qartë për Milanin me një Zlatan Ibrahimoviç që po thyen të gjithë limitet. Kur të gjithë u mahnitën me formën që tregoi sulmuesi suedez në sezonin e fundit, duke qenë jetik për kuqezinjtë që të mbërrinin te fitorja, shumëkush mendoi: “Në rregull, tani do të jap lamtumirën”.

Por jo, rekordet janë bërë që Zlatan Ibrahimoviç t’i thyej ato. Me një besim të madh te vetja është ky padyshim shembulli që duhet ndjekur për të mbërritur në majën më të lartë. Në mbrëmjen e djeshme Milani fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Bolonjës. E kush tjetër? Zlatan Ibrahimoviç ishte golashënuesi. Menjëherë në intervistën pas ndeshjes sulmuesi suedez vazhdon të jap deklarata në të njëjtën lartësi ashtu siç edhe paraqitet në fushën e lojës.

“Po të isha njëzet vjeç do t’i kisha shënuar edhe dy gola të tjerë Bolonjës, por për fat të mirë të tyre jam tridhjetë e nëntë vjeç. Më pëlqen të kem përgjegjësinë e udhëheqësit, presioni më i madh vjen nga vetja ime. Nuk dua të flas për moshën time në krahasim me të tjerët. Duhet të gjykohemi në të njëjtin nivel. Më pëlqen të gjykohëm në të njëjtën mënyrë si një 20-vjeç. Jam si Benjamin Button. I lindur i vjetër, por unë do të vdes i ri. Të rinjtë po punojnë, dëgjojnë dhe kanë disiplinë. Pas momenteve të mira që kaluam në sezonin e fundit, ata e dinë se çfarë duhet për ecurinë positive”, u shpreh Ibrahimoviç. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.