Marash Kumbulla e nis me “marsh të pestë”, debutimi i tij do të vijë kundër Juventusit

0

Nga Klaudio Ndreca

Marash Kumbulla do ta nis me “marsh të pestë” aventurën e re tek Roma. Mbrojtësi shqiptar nuk debutoi kundër Veronës pasi siç u shpreh edhe trajneri Fonesca, kishte vetëm pak ditë që po stërvitej dhe duhet të njihet me filozofinë e lojës në ekipin e ri. Por duket se koha e Kumbullës ka ardhur dhe debutimi do të vijë në ndeshjen e ardhshme, atje ku do të përballet ndaj Juventusit.

Këto janë raportimet e para që vijnë nga Italia, ndërsa përkrahë Kumbullës do të jetë Mancini dhe Ibanez. Sigurisht që presioni do të jetë i lartë dhe nuk është ky momenti më i përshtatshëm për të parë djaloshin e ri në fushë me skuadrën e re, por nga ana tjetër duhet të kuptohet edhe shifra e paguar për të.

“Të blesh 30 milionë euro një djalosh të ri dhe të lësh në stol është një çmenduri”, u shpreh opinioni sportiv në Itali kur u arritur marrëveshja me Romën. Pra edhe vetë skuadra e njohur italiane kërkon që t’i dëshmojë të gjithëve se basti me Kumbullën është i fituar. Atëherë, cili moment do të ishte më i përshtatshmi se ndeshja e 27 shtatorit kundër Juventusit? /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.