VIDEO | Koke tashmë një legjendë e Atletikos, jep spektakël në ndeshjen e veçantë

?Takimi i sotëm midis Hueskës dhe Atletikos ishte tepër i veçcantë për mesfushorin Koke. Futbollisti spanjoll regjistroi ndeshjen e 400-të me ekipin e “Rojiblancos”, një shifër e pabesueshme po të marrin në konsideratë moshën e re të lojtarit, i cili pak ditë më parë mbushi 27 vjeç. Në këtë 90-minutësh, spanjolli shërbeu një asist dhe shënoi një gol, duke e bërë festën për 400 paraqitjet akoma më speciale.

 

Hera e parë kur Koke veshi fanellën e skuadrës madrilene ka qenë në moshën 8-vjeçare, kur u bë pjesë e akademisë, ndërsa debutimi me ekipin e parë erdhi pa mbushur 17 vjeç, në shtator të 2009-ës.

17-vjeçari Koke në duel me Iniestën në ndeshjen e tij të parë me Atletikon, Shtator 2009.

Pak vite iu deshën për të siguruar një vend titullari, ndërkohë që dhe fati e ka ndihmuar, pas deri më tani spanjolli nuk ka pësuar një dëmtim serioz, çka ka bërë të mundur që të arrijë shifrën e 400 aktivizime në këtë moshë. Kokë është 150 ndeshje larg rekordit të vendosur nga Adelardo Sançez, i cili nga 1959 në 1976 regjistroi 550 takime me Atletikon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *