Një ëndërr e bukur ishte ky sezon europian për Hamrunin. Klubi nga Malta bëri mrekullinë duke mbërritur deri në fazën “play off“ të Ligës së Konferencës, por tashmë duket se ka ardhur koha për t’u zgjuar. Skuadra ishullore është mposhtur me rezultatin 4-1 në Beograd kundër Partizanit.
Serbët hipotekuan fitoren që në pjesën e parë të takimit, kur e çuan topin 3 herë në portën kundërshtare. Lojtarët e Hamrunit kundërpërgjigjen në minutën e 52-të, duke përfituar nga një goditje këndi. Ndërkohë në minutën e 77, Partizani përfiton nga një pasim i gabuar i miqve dhe fikson shifrat në 4-1.
Maltezët gjenden me njërën këmbë jashtë gurpeve të Ligës së Konferencës, teksa do të jetë e vështirë të përmbysin një rezultat të tilë në ndeshjen e kthimit. Gjithsesi, mbërritja deri në këtë fazë të kompeticionit është një arritje historike për klubin e Hamrunit, pasi kurrë më parë nuk ka shkuar kaq larg në Europë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Video edited on Kapwing