VIDEO/ Ilir Daja kërkon kurorën nga shqiptarët në Europë, Ballkani mund Shkupin dhe afrohet me grupet

0

Akti i parë i derbit shqiptar në Ligën e Konferencës ka përfunduar me fitoren e Ballkanit. Ndeshja “play off“ mes Shkupit dhe Ballkanit është mbyllur me rezultatin 1-2. Ilir Daja kërkon kurorën nga shqiptarët në Europë dhe tashmë është shumë pranë grupeve të  Ligës së Konferencës, ku e ndajnë vetëm së paku 90 minuta.

Shkupi kaloi i pari në avantazh në minutën e 19, kur Adetunji shtyn topin me kokë në rrjetë. Por festa e bardhekaltërve zgjati vetëm 4 minuta. Për këtë u kujdes Rrahmani, i cili kthen baraspeshën. Ndërkohë në pjesën e dytë ishte Korenica ai që përmbysi shifrat. Një predhë nga jashtë zone nuk i jep asnjë shans portierit të Shkupit, që nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shoqërojë topin me sy teksa hyn në rrjetë. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Prishtinë, aty ku do të përcaktohet se cila skuadër shqiptare do të jetë pjesëmarrëse në grupet e Ligës së Konferencës./Halit Delibash-Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Video edited on Kapwing

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.