Emocionuese/ Futbollistët e Ballkanit u futën në fushë, tifozët e Shkupit i presin me këngën e Adem Jasharit dhe duartrokitje

0

Në mbrëmjen e sotme është zhvilluar derbi shqiptar në fazën e Play Off të Conference League. Shkupi është ndeshur me Ballkanin, teksa ekipi i Kosovës arriti që të fitonte me shifrat 1-2. Pavarësisht sesi do të shkojë historia në ndeshjen e kthimit, një gjë dihet me siguri, një ekip shqiptar do të kalojë në fazën e grupeve të Europës.

Ndërkohë gjest vërtet emocionues ka ndodhur para nisjes së ndeshjes. Teksa lojtarët e Ballkanit kanë hyrë në fushën e blertë, duartrokitje kanë ardhur nga tifozët e Shkupit. Shvercerat kanë nisur të këndojnë menjëherë për heroi Adem Jashari. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.