Fiorentina është gjysmëfinalistja e dytë e Kupës së Italisë. Ekipi vjollcë, i drejtuar nga Stefano Pioli, ka shkatërruar me plot kuptimin e fjalës Romën, teksa ndeshja ka përfunduar me shifrat 7-1. Kështu, ekipi nga firence pret në gjysmëfinale fituesen e çiftit, Atalanta-Juventus.
Federiko Kieza ishte njeriu i ndeshjes, me një tregolësh, ndërsa listët iu bashkuan edhe Muriel Benasi dhe dy herë Xhovani Simeone. Golin e nderit për Romën e shënoi Aleksandër Kolarov. Sfida nisi menjëherë vrullshëm ëpr Fiorentinën, teksa brenda 18 minutash, Kieza shënoi dy herë.
Kolarov shkurtoi diferencën, por Muriel e çoi ndeshjen në 3-1 përpara fundit të pjesës së parë. Fraksioni i dytë ishte i gjithi për t’u harruar për Romën, ku pësoi katër gola dhe madje mbeti dhe me 10 lojtarë, pasi Edin Xheko u ndëshkua me të kuq.