VIDEO/ Kënga pushton kryeqytetin! Partizani krenohet kundër Tiranës, i kujton se nuk ka fituar asnjë derbi

0

Partizani është ndalur në barazimin pa gola kundër Tiranës në takimin e djeshëm. Në llogarinë e parë duket se bardheblutë i kanë prishur punë të kuqëve për shkakun se po luftojnë për titullin kampion. Megjithatë ekipi i Dajës ka sërish situatën në kontroll pasi do të përballet ndaj Teutës kryesuese.

Së fundmi të kuqtë kanë publikuar një video në rrjetet sociale duke u krenuar me statistikat ndaj Tiranës në këtë sezon, atje ku nuk kanë humbur asnjë përballje nga katër ndeshjet e zhvilluara. Me këngën që punon kryeqytetin dhe momentin motivues nga dhomat e zhveshjeve, emocionet janë të gjitha për tifozët. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.