VIDEO | Këlcyra: Do bojkotojmë, gjykim skandaloz! Matrapazët nuk tallen dot!

0

Këlcyra-Devolli u mbyll me fitoren e miqve me një gol në minutat e fundit, ndërkohë që vendasit kanë pretendime për gjykimin. Menjëherë pas ndeshjes kanë dalë me një njoftim në rrjetet sociale dhe theksojnë se e gjitha ishte një skenar dhe se po mendojnë të bojkotojnë kampionatin.

“Ka përfunduar takimi Këlcyra-Devolli me rezultatin 0-1 në favor të miqve! Një penallti e skandaloze e akorduar në minutën e 90-të, duke provokuar gjithë qytetin, dhe mesa kuptuam ishte përgatitur i njëjti skenar si para dy vitesh në Përmet. Pas kësaj ndeshje, duke parë gjykimin skandaloz, skuadra e Këlcyrës me shumë mundësi do të bojkotojë kampionatin deri në përfundim të tij”, shkruhet në njoftim.

 

View this post on Instagram

Arbitrat e ndeshjes Këlcyra-Devolli…

A post shared by Kategoria e Dytë (@kategoriaedyte2018) on

Ndërsa sot, po në rrjetet sociale, klubi i Këlcyrës ka postuar pamje të shoqërimi të arbitrave: “Këto janë pamjet e shoqërimit të arbitrave nga forcat e policisë pas gjykimit skandaloz të ndeshjes së djeshme Këlcyra-Devolli! Nuk mund të tallet një arbitër matrapaz me investimet tona dhe të taksapaguesve të qytetit tonë. Kujtojmë se si ka mundësi që FSHF-ja cakton në të dy ndeshjet e këtij kampionati që ekipi ynë luan kundër Devollit, cakton arbitra nga kolegjumi Lushnjes?!”.

AGRON KAJA

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.