Toronto Raptors ka përmbysur MilwaukeE Bucks pas serisë së pestë të finaleve të Konferencës së Lindjes. Kanadezët triumfuan me rezultatin 99-105, në një ndeshje që nisi mirë për Bucks, të cilët shënuan 10 pikë më shumë në periodën e parë. Në pasardhësen Raptors reaguan dhe e ngushtuan diferencën në tre pikë. Perioda e tretë ishte totalisht e barabartë dhe miqtë diferencën e bënë në fund, kur shënuan nëntë pikë më shumë dhe fituan. Tanimë kanë mundësinë që të dielën në shtëpi të tentojnë kalimin në finalen e madhe kundër Golden State warriors.
Kawhi Leonard (35 pikë, 9 asiste, 7 rebound) ishte lideri i Raptors, por sigurisht pati një mbështetje edhe prej shokëve të skuadrës. Fred VanVleet realizoi 21 pikë, Kyle Lowry 17, por ai regjistroi edhe 6 asiste e 7 rebound. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Pascal Siakam (14 pikë, 2 asiste, 13 rebound). Për Bucks nuk mjaftuan Giannis Antetokounmpo (24 pikë, 6 asiste, 6 rebound), Eric Bledsoe (20 pikë) dhe Malcolm Brogdon (18 pikë, 6 asiste, 11 rebound).
NBA PLAY-OFF | FINALJA E KONFERENCËS SË LINDJES
Milwaukee Bucks- Toronto Raptors 99-105 (2-3)
(32-22, 17-24; 26-26; 24-33)
?? @kawhileonard (35 PTS, 9 AST, 7 REB) scores 15 in the 4th, lifting the @Raptors to a 3-2 series lead with the Game 5 road W! #WeTheNorth #NBAPlayoffs
Game 6: Saturday (5/25), 8:30pm/et, TNT pic.twitter.com/NxkxSZ73Dv
— NBA (@NBA) May 24, 2019