VIDEO: Katastrofë historike, Reali fëlliqet nga “ujqit” e Atletikos

Për fat ishte veç një miqësore, do thonë tifozët e Realit, por kur miqësorja kthehet në një kasaphanë dhe Atletiko tallet me Realin, atëherë situata është dramatike.

Reali u shpartallua 7-3 në orët e para të mëngjesit të sotëm në miqësoren e luajtur në Amerikë, përballë një rivali të egër, në formë perfekte dhe me uri shumë më të madhe se banda Zidan, një grup lojtarësh pa orientim.

Që në sekondat e para Diego Kosta gjeti golin e parë dhe që aty Reali nuk ngriti më kokë. Ishte një spektakël me një aktor dhe pjesa e parë përfundoi 5-0 për Atletiko. Zhoao Feliks ishte i mrekullueshëm, shënoi një gol dhe krijoi pa fund, duke turpëruar VIP-at e Realit.

Korrea i tregoi Milanit se është lojtar klasi, ndërsa Diego Kosta e kishte personale, sepse shënoi edhe 3 herë deri më minutën e 50-të.

Natyrisht, Diego Kosta është Diego Kosta dhe pas 1 ore lojë doli me karton të kuq, se bashku me Karvahal.

Reali e rregulloi disi imazhin në 30 minutat e fundit, kur shënoi me Naço, Benzema e Havi Hernandez, por një humbje e tillë djeg shumë. Prej 3 dekadash Reali nuk humbiste kaq thellë dhe tashmë Perez duhet të hapë thesin, duhet Pogba urgjentisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online