Goli i Lacios ndezi tensionin te Interi, Sarri: Skena që shihen vetëm në Itali, ishte Interi që vazhdoi lojën me lojtarin e tyre në tokë

Përplasja mes Lacios dhe Interit ka shkaktuar tension te lojtarët në fushë. Goli i përmbysjes për bardhekaltrit erdhi në momentin kur Di Marko ishte i shtrirë në mesfushë. Megjithatë, Felipe Anderson nuk e ndali lojën dhe tundi rrjetën e Handanoviç. Por loja nuk u ndal fillimisht as nga lojtarët e Interit, të cilët pavarësisht se kishin shokun e skuadrës përtokë vijuan aksionin me shpresën për të gjetur golin.

Pikërisht për këtë arsye Sarri e sheh të pakuptimtë acarimin e futbollistëve zikaltër. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “DAZN“, trajneri i Lacios shprehet se skena të tilla shihen vetëm në Itali, ndërsa më pas “zhvesh“ lojtarët e tij nga faji për golin e shënuar.

“Di Marko? Ai ishte në tokë dhe Interi e kishte topin. Ishin ata që duhej ta nxirrnin topin jashtë. Ata arritën në përfundimin, ata legjitimuan gjithçka dhe ata donin të vazhdonin të luanin. Skena që mund të shihen vetëm në Itali, skuadra që ka njeriun në tokë gjithashtu vazhdon edhe në Premier League”, ka thënë Mauricio Sarri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online