Cana: Binaku më bëri shumë përshtypje, kjo fitore na ndihmon shumë

Lorik Cana ishte i pranishëm në stadium “Elbasan Arena” për të ndjekur ndeshjen mes kuqezinjve dhe izraelit. Ish-kapiteni i Kombëtares nuk ka nguruar që të flasë për mediat pas takimit, duke bërë një analizë të përgjithshme.

Cana nuk lë jashtë vëmendjes as Kosovën, por dhe disa elementë të përveçëm tek skuadra e Shqipërisë.

NDSESHJA – “Është e rëndësishme fituam dhe kemi mundësi të punojmë me një klimë të mirë. Ka shumë gjëra që duhet të përmirësohen, nëse duam të marrim rezultate të mira. Gjithsesi, fitorja na lë shije mjaft të mirë, sepse mundëm një kundërshtar, i cili nuk është aspak i lehtë”.

BINAKU E STRAKOSHA – “Mbrojtësin e krahut të majtë, Binakun, nuk e kisha parë asnjëherë në stadium dhe më bëri një përshtypje jashtëzakonisht të mirë. Tomasi zhvilloi një ndeshje shumë cilësore, me nivel dhe në momentet kyçe u tregua gati. Veseli, pavarësisht vështirësive të fillimit, e mori veten dhe ishte vendimtar në dy-tre raste decizive”.

SKUADRA – “Edhe lojtarët e tjerë luajtën me shumë dëshirë, edhe pse nuk ishin në formën më të mirë të mundshme fizike. Kjo fitore do të na ndihmojë të çlodhemi edhe psikologjikisht. Të ardhme sigurisht që ka për kombëtaren. Gjithmonë do të ketë lojtarë të rinj, do t’iu jepen mundësitë e përfaqësimit të fanellës kuqezi”.

TAKIMI ME SKOCINË – “Kemi mundësinë që të punojmë me qetësi dhe ta përgatisim siç duhet ndeshjen me Skocinë. Fati më së shumti ndihmon atë që e kërkon, por duhet t’i rregullojmë disa gjëra, që të mos mbetemi në dorë të rastësisë. Luajtëm më mirë në pjesën e dytë. Bëmë disa gabime që mund të korrigjohen”.

KOSOVA – “Tashmë edhe Kosova ka projektin e saj dhe do të jetë e suksesshme. Do të punojmë në dy fronte dhe prurje do të kemi më pak. Ky brez lojtarësh nuk ka dhënë akoma më të mirën e vet, ndaj mund të vazhdojë akoma, edhe për disa vite. Kosovën e ndoqa pjesën e parë, pastaj m’u desh të vija këtu. Do të shkoj ta ndjek të hënën në Prishtinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online