Penalltia i shpëtoi nga humbja, trajneri i Newcastle nuk e pranon këtë pikë: Penallti pa lidhje, duhet të ngrihet komision për gabimet trashanike

Totenham ishte duke udhëhequr takimin e pasdites përballë Newcastle, por një penallti e akorduar me VAR i mohoi 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së drejtuar nga Mourinho. Trajneri portugez, pavarësisht frustrimit nuk zgjodhi të sulmonte arbitrin, por ia faturoi të gjithë fajin 11-shes së tij, duke theksuar se janë një ekip pa histori dhe nuk kanë eksperiencën e duhur për të ruajtur rezultatin.

Megjithatë edhe pse Mourinho zgjodhi të ruajë profesionalizmin, e gjithë ANglia gati sa nuk u çmend nga ajo penallti mjaft e dyshimtë. Ish lojtari i Liverpool dhe tashmë gazetari i ‘BT SPORT”, Jamie Carragher, akuzoi gjyqtarin që dha penalltinë se po shkatërron futbollin. Por më e çuditshmja është se edhe trajneri i Newcastle nuk është aspak dakord me këtë pikë të fituar padrejtësisht. Në prononcimin për media pas ndeshjes, Steve Bruce sugjeroi që federata të bëjë një mbledhje për të korigjuar këto gabime trashanike.

“Rregulli i ri i impelementuar në Angli është i padrejtë. Kjo penallti nuk ka kuptim, nuk duhej dhënë. Federata duhet të bëjë një mbledhje, për të korigjuar këto gabime trashanike që të kushtojnë ndeshjen”- u shreh Steve Bruce./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online