VIDEO/ Kaos në Gjermani! Shalke rrëzohet nga Bundesliga pas 30 viteve, lojtarët ikin me vrap nga tifozët e inatosur

Shalke 04 është rrëzuar zyrtarisht në nivelin e dytë të futbollit gjerman pas humbjes së djeshme në shifrat 1-0 ndaj Biefeld. Një goditje e madhe për ekipin me histori të Bundesligës që kishte 30 vite pa rënë nga elita e Gjermanisë.

Pavarësisht se jemi në kohë pandemie, lojtarët e Shalke 04 nuk kanë mundur që t’ia hedhin paq turpërimit. Pasi janë kthyer në qytetin e tyre, surpriza e hidhur ka ardhur nga një grup tifozësh që ishin të acaruar.

Këta të fundit kanë dashur që të rrahin lojtarët e tyre duke i ndjekur me vrap. Dy prej futbollistëve nuk kanë mundur që t’i shpëtojnë dot shkelmimeve, ndërsa të tjerët janë goditur me vezë dhe janë përballur me fyerjet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online