Shalke 04 është rrëzuar zyrtarisht në nivelin e dytë të futbollit gjerman pas humbjes së djeshme në shifrat 1-0 ndaj Biefeld. Një goditje e madhe për ekipin me histori të Bundesligës që kishte 30 vite pa rënë nga elita e Gjermanisë.
Pavarësisht se jemi në kohë pandemie, lojtarët e Shalke 04 nuk kanë mundur që t’ia hedhin paq turpërimit. Pasi janë kthyer në qytetin e tyre, surpriza e hidhur ka ardhur nga një grup tifozësh që ishin të acaruar.
Këta të fundit kanë dashur që të rrahin lojtarët e tyre duke i ndjekur me vrap. Dy prej futbollistëve nuk kanë mundur që t’i shpëtojnë dot shkelmimeve, ndërsa të tjerët janë goditur me vezë dhe janë përballur me fyerjet. /Sport Ekspres/
Schalke fans hunting their players after relegation.#Schalke #DeutschlandHooligans pic.twitter.com/TXxWNpPRee
— CowdenbeathHooligan (@CowdenbeathH) April 21, 2021