Çmimi i madh i Gjermanisë në ka rezultuar në një ndër garat më kaotike të viteve të fundit në Formula 1. Reshjet e dendura të shiut bënë që shumë pilotë të dilnin nga pistë, duke mos arritur të përfundonin garën.
Lideri i renditjes së pikëve, LeWis Hamilton, mbylli garën i 11-të për shkak se dëmtoi makinën, ndërsa më keq e pësuan kolegu i tij Bottas dhe rivali i Leclerc, të cilët nuk arritën të përfundonin garën për shkak të dëmeve gjatë përplasjeve.
Vendin e parë në podium e mori Verstappen, ndërsa Vettel realizoi një ndër garat më të mira të karrierës, duke parakaluar një numër rekord makinash për të parë veten në vendin e dytë. Vendi i tretë u mor nga rusi Kvyat, i cili rikthen Toro Rosson në podium pas 11 vitesh mungesë.
BREAKING: Max Verstappen wins a dramatic #GermanGP ?
Sebastian Vettel claims P2 from P20 on the grid
Daniil Kvyat claims Toro Rosso's second ever F1 podium by finishing P3
WOW#F1 ?? pic.twitter.com/wigBV6z0gs
— Formula 1 (@F1) July 28, 2019