VIDEO/ Kampioni i Botës kthehet me gol, tifozët e PSG-së shijojnë magjinë e këmbëve të Lionel Mesit

Lionel Mesi luan sot ndeshjen e tij të parë që pas fitimit të Kupës së Botës. Pushimet e gjata nuk kanë ndikuar aspak në formën e tij, teksa sot i dha skuadrës fitoren kundër Angers-it. Argjentinasi ishte pjesëmarrës në aksionin e golit të parë të shënuar nga Ekitike që në minutën e 5, ndërsa në të 72-tën shënon një gol që në qendër të vëmendjes ka vetëm atë.

Tifozët e PSG-së shijojnë magjinë e këmbëve të Mesit, i cili dirigjon aksionin mes pasimeve të shpeshta dhe të sakta me shokët e skuadrës dhe më pas e dërgon topin në rrjetë nga brenda zonës. PSG merr kështu fitoren 2-0 dhe udhëheq me 47 pikë të grumbulluara në krye të tabelës së klasifikimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online