VIDEO/ Southampton-i trondit City-n brenda 6 minutave! Ekipi Guardiolës eliminohet nga EFL Cup, vetëm United ruan nderin e të mëdhave

Manchester City është eliminuar nga EFL Cup mbrëmjen e sotme. Ekipi i Guardiolës është mposhtur me rezultatin 2-0 nga Southampton-i. “Shenjtorët” kanë tronditur City-n në harkun kohor të vetëm 6 minutave.

Sekou Mara zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, ndërsa në të 29-n ishte Djenepo ai që me një gol mbresëlënës mposht për të dytën herë portierin Ortega. Kaq mjaftoi që Southampton-i të priste biletën për në gjysmëfinale. Në këtë fazë të EFL Cup vetëm Manchester United ruan nderin e ekipeve të mëdha, duke qenë e vetmja skuadër me emër që vazhdon garën në këtë kompeticion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online