Chelsea gjen zgjidhjen për sulmin, trajneri lumturohet me transferimin e Joao Felix-it: Na lehtëson të gjithëve

Chelsea është përndjekur nga dëmtimet e shumta këtë sezon. Pas Armando Brojës që mbylli sezonin përpara kohe, të dëmtuar janë edhe Pulisic dhe Sterling. Blutë e Londrës kanë gjetur zgjidhjen për repartin e sulmit në Spanjë. Joao Felix është transferuar në formë huazimi në “Stamford Bridge“, e cila do të jetë shtëpia e tij deri në fund të sezonit. Ky transferim ka lumturuar më së shumti Graham Potter-in. Trajneri i Chelseat është shprehur se Felix-i është një lojtar cilësor dhe që pritet të bëjë diferencën në 30 metrat e fundit të fushës.

“Ai është një lojtar cilësor dhe do të bëjë diferencën 1/3-tat e fundit të fushës. Është i ri, por ka përvojë shumë të mirë. Nënshkrimi u jep të gjithëve një lehtësi. Ai është në një moshë të mirë dhe mund të luajë si sulmues i dytë mes linjave dhe të bëjë diferencën 1/3-at e fundit. Mezi presim të punojmë me të“, ka thënë Graham Potter-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online