Kili është çerekfinalisti i tretë në “Copa America”, me kampionët në fuqi që eleminuan Kolumbinë pas goditjeve të 11-metërshave.
Për sa i përket ndeshjes, ajo përfundoi me rrjeta të paprekura, ku vlen për t’u përmendur që u anuluan dy gola nga sistemi VAR. Fillimisht në pjesën e parë, Kilit iu anulua për pozicion jashtë loje të Aleksis Sançez.
Më pas, në minutën e 70-të, ishte përsëri Kili që gjeti golin me Vidal, por më parë kishte pasur një prekje të topit me dorë.
Kështu, gjithçka u mbyll 0-0 dhe ekipet iu drejtuan penalltive. Tetë gjuajtje të sakta, deri te seria e fundit, ku Tesijo gaboi krejtësisht, me topin që përfundoi jashtë. Aleksis Sançez kishte në dorë fatet e kualifikimit dhe nuk zhgënjeu, duke çuar topin në rrjetë.
Kili siguron gjysmëfinalet dhe do të presë një midis Uruguajit dhe Perusë. Gjysmëfinalja tjetër është përcaktuar dhe ajo është Brazil-Argjentinë.
O ?? venceu a ?? nos pênaltis no terceiro jogo das quartas de final da @CONMEBOL #CopaAmerica e agora aguarda as semifinais para conhecer seu próximo adversário: ?? ou ??. pic.twitter.com/a3y3huDTSO
— Copa América (@CopaAmerica) 29 juin 2019