VIDEO | Kamara nuk njeh pushim, stërvitet “i maskuar”

Seku Kamara luan sezonin e tij të katërt në Superiore, ndonëse është vetëm 21 vjeç. Pas eksperiencave në Lezhë për dy Ledione dhe më pas në Vlorë, tani ka nisur një aventurë të re në Durrës, ku është bërë pjesë e Teutës së Blendi Shkëmbit.

Durrsakët morën një fitore me shumë vlerë ndaj Skënderbeut në ndeshjen e fundit dhe tani kanë nisur përgatitjet për takimin me Partizanin. Lojtari nga Guinea nuk ka humbur aspak kohë dhe ka nisur para të tjerave përgatitjet.

Vetë lojtari ka hedhur disa video në profilin e tij ku shihet që bën vrap në bregdetin e Durrësit, por me një pajisje për frymëmarrjen.

https://www.facebook.com/sekou.albanie/videos/774116929598444/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *