VIDEO/ Ka ende dashurinë e tifozëve, i gjithë “Kamp Nou“ thërret në kor emrin e Lionel Mesit në “El Klasiko“

Barcelona dhe Reali i Madridit kanë luajtur sot gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit. Tifozët katalanas i kanë dhënë një mesazh klubit të tyre për merkaton që po afron. Sapo ka nisur minuta e 10 e takimit, i gjithë “Kamp Nou“ ka thërritur në kor emrin e Lionel Mesit.

Argjentinasi mbetet ende një ikonë e Barçës dhe sot mori sinjalin e qartë se ka ende dashurinë e tifozëve. Një sjellje tërësisht ndryshe nga në Paris, ku tifozeria e PSG-së së fundmi e ka vërshëllyer në stadium. Ndoshta një ribashkim i Mesit me Barcelonën mund të bëhet realitet në merkaton e verës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online