VIDEO/ Reali i Madridit shtyp Barcelonën në “Kamp Nou”, Benzema shpërthen edhe kur agjëron

Reali i Madridit është finalisti i Kupës së Mbretit. “Los blancos” kanë shtypur Barcelonën në “Kamp Nou” me rezultatin 0-4. Katalanasit kishin triumuar me shifrat 1-0 në gjysmëfinalen e parë, por përballja e sotme ishte një tjetër histori. Sfida u zhbllokua në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë, kur Vinicius Xhuniori e dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë ishte Benzema ai që ktheu prozhektorët nga vetja dhe heshti mitikin “Kamp Nou”.

Sulmuesi francez shkëlqen edhe kur agjëron. Pavarësisht se nuk merr energjitë e duhura gjatë agjërimit, Benzema ka shpërthyer me tre gola në “El Klasikon” e sotme. Fituesi i Topit të Artë e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 50, ndërsa 8 minuta më vonë shndërroi në gol një penallti për Realin e Madridit. Kur të gjithë prisnin një shkëndijë nga Barcelona, Benzema shkund rrjetën dhe gjunjëzon katalanasit me shifrat 0-4. Reali i Madridit siguron kështu kualifikimin për në finale të Kupës së Mbretit, ku do të përballet me Osasunën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online