“Turp! Nuk do fle dot gumë sot, jam i lënduar”, Xavi pas humbjes 0-4 nga Reali: Ky është Madridi, kështu fituan dhe Champions-in vjet

Barcelona është mposhtur me rezultatin e thellë 0-4 në “El Clasico”. Një  humbje që dhemb dyfish për katalanasit, teksa përpos faktit që vjen nga rivali i tyre i përjetshëm, solli edhe eliminimin e tyre nga Kupa e Mbretit. Pas përfundimit të sfidës, Xavi ka folur për mediat, ku ka treguar ndjesitë e tij të para rreth kësaj disfate kundër Realit të Madridit.

“Është turp. Duhet të jemi autokritikë. Pjesa e dytë ishte shumë e keqe. Duhet të reagojmë shpejt dhe të fitojmë La Ligën. Do të kem probleme me gjumin sonte. Jam shumë i lënduar. Ky është Madridi. Në pjesën e parë, ata nuk dominuan ndeshjen, dhe ne krijuam shumë më tepër, por ata shënuan golin e parë. Ne e dimë këtë. Kështu ata fituan Ligën e Kampionëve vitin e kaluar. Ne duhet të fokusohemi në La Liga tani, e cila është një kompeticion më i rëndësishëm se Kupa e Mbretit“, ka deklaruar Xavi Hernandezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online