Barcelona dhe Reali i Madridit kanë luajtur sot gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit. Tifozët katalanas i kanë dhënë një mesazh klubit të tyre për merkaton që po afron. Sapo ka nisur minuta e 10 e takimit, i gjithë “Kamp Nou“ ka thërritur në kor emrin e Lionel Mesit.
Argjentinasi mbetet ende një ikonë e Barçës dhe sot mori sinjalin e qartë se ka ende dashurinë e tifozëve. Një sjellje tërësisht ndryshe nga në Paris, ku tifozeria e PSG-së së fundmi e ka vërshëllyer në stadium. Ndoshta një ribashkim i Mesit me Barcelonën mund të bëhet realitet në merkaton e verës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Camp Nou chanting “Messi, “Messi” ????
— All About Argentina ??? (@AlbicelesteTalk) April 5, 2023