VIDEO/ Juventusi në rrezik për Champions, Napoli fiton pa mëshirë dhe rrëmben vendin e dytë

Një sezon spektakolar po rezulton ai i Serie A në këto javë të fundit. Megjithëse titulli është një kapitull i mbyllur, lufta për Champions League është tejet e ndezur. Juventusi po e gjen veten në një rrezik serioz për të mbetur jashtë kompeticionit më prestigjoz për klube, teksa frikën e shton edhe më tepër fitorja e sotme e Napolit.

Të kaltrit kanë qenë të pamëshirshëm, duke shkatërruar 5-1 ekipin e Udinezes. Me një fitore të tillë skuadra e udhëhequr nga Gatuzo jep pastër mesazhin se ka ndërmend të luftojë fuqishëm deri në ndeshjen e fundit të kampionatit. Falë 3 pikëve të sotme Napoli rrëmben vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, ku numëron 73 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online