“Edhe po të këputet këmba unë do të ble”, Muriqi tregon fjalët e Tares dhe zbulon të ardhmen

Ky sezon nuk ishte ai që pritej nga Vedat Muriqi. Sulmuesi shqiptar hodhi një hap të madh merkaton e verës duke bërë kalimin nga Fenerbahçe drejt Lacios, por përshtatja me futbollin italian nuk ka qenë e lehtë për të. Këtë e pohon edhe vetë “pirati” në një intervistë të dhënë për “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”. Muriqi gjithashtu zbulon besimin e patundur që Tare pati për të, duke treguar këmbënguljen e drejtorit sportiv për transferimin e tij. Sa i përket zërave për një rikthim te Fenerbahçe, ato mohohen tërësisht nga lojtari dardan, që shprehet se ka zgjedhur rrugën e vështirë për të prekur suksesin.

Ndryshimi Itali-Turqi

“Faktikisht në futbollin modern, duhet fuqi dhe vrapime, por edhe taktikë. Sa i përket Italisë dhe Turqisë, ka një dallim shumë të madh, sepse në Turqi kishte kohë për të pushuar, kishte ndërprerje më shumë, pastaj edhe VAR merrte kohë më shumë. Ndërsa këtu në Itali është loja shumë më e shpejtë edhe taktikisht shumë, shumë më tepër e fortë. Nuk ka shumë vonesa dhe duhet të adaptohem në këtë nivel. Është pak problem, por do të filloj të mësohem“.

Sezoni i parë me Lacion

“Faktikisht nuk jam shumë i kënaqur,  në radhë të parë, pasi e di se në çfarë skuadre jam dhe çfarë sulmues kam konkurrent, janë yje të botës, por edhe unë i kam aftësitë e mia dhe kur ta kaloj këtë fazë të adaptimit të jem edhe unë një nga ta”.

Marrëdhënia me Strakoshën

“Me Tomasin kam qenë edhe para tetë, nëntë vite në grumbullim me Shqipërinë U21 dhe njihemi që atëherë. Është shumë djalë i mirë dhe më ka ndihmuar shumë me ambientimin në klub. Sa i përket jetës nuk jam tip që dal shumë, por Roma është qytet historik dhe i bukur. Te Lazio janë të gjithë djem të mirë dhe me kanë pritur dhe më kanë ndihmuar shumë”.

Tare

“Shpresoj t’ja tregoj në fushë. Faktikisht si drejtor sportiv, ka presionet e veta, pasi ka investuar miliona euro për mua. Ai ka dashur të më transferojë dhe i jam falënderues deri në fund. Ishte moment i keq, para se të transferohesha mora një dëmtim, por ai më tha edhe nëse të këputet këmba unë do të blej. Shpresoj t’ia kthej më të mirën në fushë”.

Zërat për largimin nga Lazio

“Largimi? Faktikisht janë spekulime. Nuk më ka kontaktuar askush, as agjenti. Unë e dija që do të ishte e vështirë. Nuk e zgjedh vetëm rrugën e lehtë, e zgjodha më të vështirë, pasi të qon te suksesi. Nëse do të kisha zgjedhur rrugën e lehtë do të qendroja te Fenerbahçe. Isha mirë atje, isha golashënues atje. Do të provoj sa të kem fuqi të bëjë edhe këtu”, ka deklaruar Vedat Muriqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online