VIDEO/ Juventusi e mbyll ndeshjen me festë përballë Fiorentinës, finalja e Kupës vendoset nga derbi i Italisë

Është përcaktuar mbrëmjen e sotme edhe ekipi i dytë finalist i Kupës së Italisë, e cila do të vendoset nga derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit. Bardhezinjtë kanë mposhtur Fiorentinën me rezultatin 2-0. Ishte goli i Bernardeschi-t ai që zhbllokoi rezultatin për “zonjën e vjetër“.

Lojtari italian godet bukur topin dhe e ndal atë në rrjetë në minutën e 32-të, duke ndëshkuar kështu ish-skuadrën e tij. Rabiot arriti të realizonte përsëri në pjesën e dytë të takimit, por goli u anullua nga sistemi VAR.

Mirërpo kur po luheshin sekondat e fundit në duelit, Danilo përshëndet rrjetën me një gjuajtje nga brenda zone. Kështu pas dy fitoreve, 1-0 dhe 2-0, të marra kundër Fiorentinës, Juventusi mbërrin në finale, ku do të sfidojë Interin për të ngritur lart trofeun e Kupës së Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online