E pabesueshme/ Lojtari i parë në historinë e Realit! Karim Benzema humbet 2 penallti në vetëm 7 minuta, portieri i Osasunës do ta zgjojë nga gjumi si makth…

Reali i Madridit ka arritur që të fitojë në transfertë me Osasunën në shifrat 1-3, por Karim Benzema ishte për t’u harruar. Sulmuesi i momentit arriti të humbasë dy penallti sonte, në vetëm shtatë minuta loje. Më saktësisht, portieri i vendasve Sergio Herrera ka arritur t’i presë të dyja këto goditje.

Fillimisht në minutën e 52-të Herrera ka evituar golin nga 11-metrat. Shtatë minuta më vonë një tentativë identike e francezit nga 11 metra, por Herrera ishte sërish mbreslënës. Francezi është lojtari i parë në historinë e Realit që humbet dy penallti brenda të njëjtës ndeshje, me portierin e Osasunës që do ta zgjojë nga gjumi për disa ditë si një makth i keq. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online