VIDEO/ Jo më kot janë ekipi kampion! E rrallë ajo që ndodh te Interi, Conte dhe Martinez shkojnë në ring pas zënkës

Momenti i festës së titullit duket se kaloi shpejt te Interi dhe probleme të tjera janë diskutuar. Në përballjen e fundit që u fitua në shifrat 3-1 kundër Romës, trajneri Conte bëri debat me Lautaro Martinezin. Ky i fundit u aktivizua në minutën e 35 duke i marrë vendin Sanchez dhe më pas është larguar nga fusha e lojës në minutën e 77. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak argjentinasit që shkelmoi bidonat me ujë teksa po ulej drejt stolit. Nuk kaloi me gjatë, me Conten që pasi pa veprimin u kthye menjëherë për t’i drejtuar fjalët: “Nuk je fenomen”.

Kritika ishte e qartë për sulmuesin e ri që duhet të përvesh mëngët dhe të punojë, duke mos u vetkënaqur shpejt. E klubi kampion dallon në detajet e vogla, që e prek plagën për ta shëruar dhe jo duke e fshehur atë. Në stërvitjen e djeshme klubi i Interi ka improvizuar një ring boksi duke futur në të Antonio Conte-n dhe Lautaro Martinez, për t’i dhënë fund polemikave mes tyre. Me nota humori ishte Lukaku që u shndërrua në komentatorin e kësaj shfaqje të bukur. Një gjest i rrallë ky që tregon më së miri sesa të bashkuar janë te zikaltërit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online