Mbrojtja/ Teuta ka statistikat mbresëlënëse në Superiore, Skënderbeu i ka koleksion edhe nga e shkuara

Nëse do të flisnim për mbrojtjen më të mirë në Superiore, të gjitha duartrokitjet shkojnë për ekipin e Teutës. Në fazat e para të sezonit shumëkush ironizonte barazimet e shumta radhazi dhe skuadrën e kujdesshme që ndërtoi Martini, duke thënë se vetëm kështu nuk mund të arrihet te titulli kampion.

Por kjo po rezulton si mënyra fituese për ekipin durrsak. Flasim për ekipin më të mirë në aspektin mbrojtës që ka pësuar vetëm 14 gola kur janë zhvilluar 33 javë. Padyshim që ky është treguesi i cili e ka dërguar Teutën kaq larg në një kohë te kjo skuadër nuk ka pasur shpërthim të sulmuesëve dhe Bregu është “ndezur” vonë.

Sa i përket ekipit që ka pësuar më shumë, është Apolonia me 58 gola dhe e ndjekur nga Skënderbeu me 51 gola. Megjithatë korçarët i kanë këto pësime edhe si koleksione të grumbulluara që nga koha para Migen Memellit, pasi ky i fundit e ka transformuar krejtësisht skuadrën. Ndërkohë Kukësi ka një objektiv të vetëm në mbyllje të këtij kampionati për të dalë pozitiv me golavarazhin pasi për momentin është 43 gola të shënuara me 43 gola të pësuara. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online