VIDEO/ “Jemi në transmetim direkt, mos e ekzagjero”! Çmendet edhe Tiziano Crudeli pas golit të Leaos, bëri me shenjë nga organet gjenitale

Një fitore për zemra të forta ishte ajo që arriti Milani ndaj Fiorentinës. Kuqezinjtë ia dolën që të triumfonin me shifrat 1-0 falë golit të Leaos në minutën e 80. Tani kanë mbetur edhe tre ndeshje nga fundi i Serisë A që ekipi i Piolit të shpallet zyrtarisht si kampioni i Italisë.

Kjo ndeshje i ka shkaktuar emocione të forta edhe tifozit më të çmendur të Milanit, Tiziano Crudeli. Menjëherë pas shënimit të golit nga Leao, nisi shpërthimi emocional teksa ka shkuar edhe te pjesëtarët e tjerë të studios duke i tërhequr nga veshjet e tyre.

Në fund Crudeli ka bërë me shenjë nga organet gjenitale teksa i është drejtuar kamerës, ndërsa prezantuesja do t’i tërhiqte vëmendje se transmetimi ishte direkt dhe nuk duhej ekzagjeruar situata. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online