“Ishte fitore ndaj një rivali direkt”, Basha nuk pranon justifikime: Balta ishte e njëjtë për të dy ekipet

Kastrioti ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme ditën e sotme, duke mposhtur një rival të drejtpërdrejtë për objektivat e tij si Egnatia. Padyshim që tre pikëshi i sotëm ka gëzuar të gjithë ekipin krutan dhe këtu përjashtim nuk bën as Arbër Basha. Lojtari i Kastriotit ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku flet me bindje se do të sigurojnë qendrimin në Superiore si dhe thekson se fitorja ndaj Egnatias i ka dhënë skuadrës frymëmarrje pas rezultateve të shumta negative.

“Sot e kërkuam fitoren dhe më vjen shumë mirë që isha unë një ndër arsyet që erdhi kjo fitore. Na ka dhënë shumë frymëmarrje. Ndeshjet e fundit patëm rezultate negative. Kjo ishte ndaj një rivali direkt siç është Egnatia. Duke pasur parasysh dhe mungesat e shumta, ndonjëherë edhe fati.. Sepse ne kemi bërë lojra të mira. Për mendimin tim balta ishte e njëjtë për të dy ekipet. Ne jemi ekip që dimë ta qarkullojmë shumë mirë topin dhe kjo na uli qarkullimin.

Kastrioti ka shumë presmisa për të qendruar në kategori dhe kam besim për të. E di brumin e ekipit. Për momentin tabela e renditjes nuk është reale. Duhet të kishim më shumë pikë. Ne çdo ndeshje e kemi finale. Lojtarët janë të rinj përgjithësisht dhe ndoshta tensionohen më shumë në fushën e lojës. Por kjo do ndryshojë me kalimin e kohës. Mendoj që nuk biem nga kategoria sivjet”, ka thënë Arbër Basha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online