VIDEO | James Harden “përbindësh”, Bucks shtypin edhe Miami Heat

Giannis Antetokounmpo është rikthyer të luajë dhe ka shënuar 27 pikë në fitoren e Milwaukee Bucks kundër Miami Heat, në një takim që u mbyll me rezultatin 116-87. Një ndeshje që nisi e barabartë, por nga perioda e dytë dhe më pas u kontrollua nga Bucks. Denver Nuggets ka bërë detyrën kundër Neë York Knicks, që i mposhti me rezultatin 93-111. Nikola Jokiç ishte ai që spikati, me 21 pikë të shënuara, 5 asiste dhe 17 topa të rikuperuar.

Toronto Raptors-Oklahoma City Thunder ishte një nga ndeshjet më interesante dhe përfundoi 109-116. Kawhi Leonard (37 pikë, 4 asiste, 6 rikuperime) dhe Pascal Siakam (25 pikë, 2 asiste, 5 rikuperime) bënë një ndeshje të mirë për kanadezët, për Russell Westbrook (18 pikë, 13 asiste, 12 rikuperime), Paul George (28 pikë, 5 asiste, 6 rikuperime) dhe Dennis Schroder (26 pikë, 7 asiste, 6 rikuperime) ishin më lart dhe i thanë fitoren miqve.

James Harden vendos rekordin personal të pikëve, pasi shënoi 61 pikë në fitoren që Houston Rockets regjistroi kundër San Antonio Spurs me shifrat 111-105. Teksanët u dorëzuan para madhështisë së Harden. Los Angeles Lakers i ka bërë udhë humbjet dhe këtë herë janë mposhtur nga Brooklyn Nets 106-111. LeBron James (25 pikë, 14 asiste, 9 rikuperime) dhe JaVale McGee (33 pikë, 20 rikuperime) nuk e ndalën dot humbjen e Lakers.

Orlando Magic-Memphis Grizzlies 123-119
Cleveland Cavaliers-Los Angeles Clippers 108-110
Toronto Raptors-Oklahoma City Thunder 109-116
New York Knicks-Denver Nuggets 93-111
Houston Rockets-San Antonio Spurs 111-105
Milwaukee Bucks-Miami Heat 116-87
Los Angeles Lakers-Brooklyn Nets 106-111

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *