Italia ka marrë një fitore 1-3 përballë Belgjikës, por nuk i ka bërë shumë punë sa i takon kualifikimit nga faza e grupeve. Spanja ka shpartalluar 4-0 Poloninë dhe ka ruajtur vendin e parë në grup, duke lënë Italinë në vend të dytë.
Megjithatë, Axurrët kanë ende shpresa për kualifikim, pasi presin një fitore të Rumanisë përballë Francës që të kualifikohen si vendi i dytë më i mirë. Golat për 21-vjeçarët italianë u shënuan nga Barela, Kutrone dhe Kieza, ndërsa për belgët shënoi Versharen.
Belgjikë U21 – Itali U21 1-3
Versharen 79’, Barela 44’, Kutrone 53’, Kieza 89’