Italia e Mançinit bind. Trajneri e ka bërë të ndihet dora e tij dhe “axurrët“ janë gati të shlyejnë tifozët për atë dështim për tu kualifikuar në Botërorin e kaluar. Kualifikimi nga grupet për në fazën me eliminim direkt ishte një detyrë e lehtë për italianët, që kanë siguruar një tjetër fitore 3-0, këtë herë kundër Zvicrës.
Lokateli është ylli i ri që po shkëlqen në qiellin e Europës, teksa me dy golat e tij mban peshën më të madhe të suksesit të sotëm të Italisë. I pari erdhi pas një kombinimi mjaft të bukur me Berardin, ndërsa në golin e dytë do të befasonte portierin kundërshtar me një gjuajtje të kalibruar mirë nga distanca. Ndërkohë ishte Imobile ai që përshëndeti rrjetën për të tretën herë në minutën e 89.
Kjo ishte fitorja e 10 radhazi për “axurrët“ pa pësuar gol. Mbrojtja historikisht ka qenë pika kryesore e Kombëtares italiane dhe vazhdon të mbetet e tillë edhe në këtë kompeticion, ku ende nuk ka arritur të thyhet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Barella – Locatelli: Bang ?
Just beautiful. pic.twitter.com/Vm2E5UiGlE
— Scott (@RakoTuke) June 16, 2021
https://twitter.com/br_goal/status/1405266220878729216