VIDEO | Ish-mesfushori i Tiranës protagonist me Kombëtaren e tij

Merveil Ndokut la Tiranën në verën e vitit 2017 për të nisur një eksperiencë të re tek Gedafe. Pas vetëm një sezoni tek skuadra e La Ligës, tani mesfushori është transferuar tek Majorka, por njëkohësisht jep kontributin e tij dhe për Kombëtaren e Kongos.

Sot, 20-vjeçari ka qenë protagonist në fitoren e Kombëtares së tij ndaj Liberisë. Ish-lojtari i bardhebluve arriti që të shënonte në pjesën e parë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Skuadra e tij fitoi 3-1 takimin i cili vlen për kualifikueset e Kupës së Afrikës.

Merveil spikati tek Tirana, ku u aktivizua në 29 ndeshje si dhe shënoi edhe 5 gola. Klubi kryeqytetas përfitoi jo pak nga shitja e lojtarit, i cili tani duket se vijon të rritet sezon pas sezoni.

https://twitter.com/Alvarovic__/status/1050404730860638208

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *