Ikardi i përgjigjet Vierit: Keni qenë një stimul i madh për mua

Inter për momentin po përjeton një periudhë mjaft të mirë, teksa ka lënë pas fillimin jo të mirë të sezonit, duke bërë gjashtë fitore radhazi. Fitorja e fundit ishte fundjavën që lamë pas ndaj Spal në transfertë 1-2.

Pikërisht në atë ndeshje golat për zikaltrit u shënuan të dy nga Mauro Ikardi. Kapiteni i Inter arriti kuotën e 103 golave në kampionat duke arritur kështu një emër të madh të sulmit në Itali, Kristian Vierin. Në një foto në llogarinë e argjentinasit në “instagram”, ish-bomberi italian ka shkëmbyer komente me Mauro Ikardin.

“Bravo Mauro, vazhdo kështu”, ka qenë komenti i Bobo Vierit, ndërsa kapiteni i Interit i është përgjigjur: “Faleminderit Bobo, të kisha përpara një sulmues si ti, ishte një stimul i madh për mua.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online