Në verën e 2017-ës, Shpëtim Duro, solli në Vlorë futbollistin brazilian Viktor Zhufo. Mesfushori me tipare sulmuese luajti 23 ndeshje në Kategorinë Superiore, por nuk ia doli të spikaste.
Para pak javësh, 26-vjeçari u transferua në Kategorinë e Dytë të Indonezisë te skuadra e Semen Padang. Së fundmi braziliani shënoi një gol tejet të veçantë në kompeticionin e Kupës. Driblim i zgjuar dhe një goditje e fuqishme nga më shumë se 30 metra, topi përfundon në trekëndësh pa i lënë asnjë shans portierit.
https://www.instagram.com/p/Bukb92snPfO/?utm_source=ig_web_copy_link